Sot janë bërë 25 vjet nga vdekja e Heroit të Kosovës, Bahri Fazliu.
Bahri Fazliu ka qenë anëtar i Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka qenë kryeredaktor i revistës “Çlirimi”, e cila ishte botuar nga kjo lëvizje.
Në këtë përvjetor të vdekjes së tij, në orën 12, do të bëhen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania në Prishtinë.
Bahri Fazliu ka qenë vëllai i heroit Fahri Fazliut, i cili bashkë me Afrim Zhitinë, më 2 nëntor të vitit 1989, kanë rënë heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.