Një rrahje ka ndodhur sot pas mesditës në qytetin e Klinës.
Klina.info mëson se disa nxënës të shkollës së mesme janë përleshur mes vete.
Rasti ka ndodhur në orën 13:00 në një lokal në Klinë.
Sipas burimeve tona njëri nga të dyshuarit ka marrë edhe lëndime trupore.
Si pasojë i njëjti ka marrë trajtim mjekësor në QKMF – në “Nënë Tereza” , në Klinë.
I lënduari është nga fshati Gllarevë, derisa të dyshuarit që e kanë sulmuar nga fshati Dreje.
Ndryshe, Policia dhe njësitet hetimore po merren me rastin./Klina info/