Njësi policore i janë përgjigjur të martën thirrjes për një rast vjedhje e rëndë në fshatin Mirushë të Malishevës.
Policia njofton se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kërkimit të të dyshuarve, ka takuar tre persona ku pasi u është dhënë urdhri për ndalim, njëri nga të dyshuarit në afërsi prej rreth 15 metra ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë.
Po ashtu edhe zyrtarët policorë i janë kundër përgjigjur duke shtënë në drejtim të tyre.
“Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.
Rasti është iniciuar si Vjedhje e rëndë dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.