Gurët në veshka janë depozita mineralesh dhe kripërash që formohen në brendësi të veshkave. Prania e tyre mund të ndikojë çdo pjesë të traktit urinar.
Gurët në veshka shkaktojnë një sërë simptomash siç janë: dhimbjet, vështirësia në urinim, të përziera e të vjella.
Si mund të dallohet prania e gurëve në veshka?
Shenjat treguese të gurëve të mundshëm në veshka mund të përfshijnë: ndjesinë e djegies gjatë urinimit, urinë me njolla gjaku, dhimbje abdominale ose në pjesën e sipërme të mesit.
A mund të përdoren medikamente kundër tyre?
Kohët e fundit, industria farmaceutike ka prodhuar medikamente të reja, kryesisht për relaksimin e muskujve dhe eliminimin e dhimbjes. Këto medikamente mund të lehtësojnë dhimbjen dhe të ndihmojnë në largimin e veshkave në mënyrë natyrale.
A është e nevojshme kirurgjia?
Ndërhyrja kirurgjikale bëhet e nevojshme në rast se gurët kanë arritur një madhësi të caktuar. Mjeku e përcakton rrezikun.
Mjekësia moderne ka avancuar ndjeshëm në këtë drejtim dhe shpesh ndërhyrjet e brendshme janë krejt minimale. Ka procedura siç është litotripsia që mund të zgjasë një orë dhe shkrijnë në tërësi prej së jashtmi të gjithë gurët e pranishëm.
Më pas është ureteroskopia, një metodë me endoskop, e cila thyen gurët me lazer kur ata kanë ngecur brenda fshikëzës urinare.
Një nga metodat e përdorura është edhe lithotripsia perkutane ultrasonike, e cila ka të bëjë me një ndërhyrje minimale në pjesën e sipërme të mesit. Kjo procedurë bëhet teksa pacienti i është nënshtruar anestezisë së përgjithshme.
A mund të parandalohet rishfaqja e gurëve?
Nëse jeni prekur nga gurët në veshka, gjasat janë të larta që në harkun kohor të 10 vjetëve, të vuani sërish nga i njëjti problem. Ekspertët thonë se njeriu duhet të identifikojë faktorët e rrezikut dhe t’i përmbahet një regjimi të shëndetshëm ushqimor. /Agroweb