Rrezarta Berisha nga fshati Volljak i Klinës, kandindon për asambliste në qytetin Campi Bisenzio, në Itali

Të dashur miq,
 
Rrezarte Berisha, kandidon për asamble nga radhët e Partisë Demokratike në qytetin Campi Bisenzio në Itali. Ajo me parë nuk është marre në mënyrë aktive më politike por duke parë nga praktika qe të ardhurit nga vendet tjera e veçanërisht nga Kosova kanë nevojë që të kenë përkrahje me aktive në arritjen e të drejtave të tyre, ajo ka vendosur që ti hyjë garës dhe të bëhët zëri i atyre shqiptareve që nuk janë të përfaqësuar si duhet.
 
Ajo ka premtuar  së do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të shqiptarëve atje, sidomos në fuqizimin e gruas shqiptare. “Me zgjedhjen time si asambleiste në komunën e Campi Bisenzio, jam e bindur se çështjet që na dalin përpara do t’i zgjidhim më me sukses dhe do të avancohemi në një nivel më të lart si komunitet shqiptar në formë institucionale”, theksoj Rrezarte Berisha, kandidate për asamble komunale në Campi Bisenzio.
 
Përmes këtij shkrimi ju bëjë thirrje të gjithë komunitetit shqiptar që jeton në Campi Bisenzio që të mbështesim Rrezarte Berishën që të jetë zë i të gjithëve në Itali. Vota dhe mbështetja juaj është e rëndësishme për të.