Ligji kundër duhanit e ndalon që të tymoset duhan në hapësirat e mbyllura. Nëse ligji shkelet, për subjektet afariste gjoba është nga njëmijë deri në tre mijë euro, derisa për personin fizik 30 deri në 50 euro. Inspektimet për masa ndëshkimore janë bërë rigoroze kohëve të fundit dhe një gjë e tillë është paralajmëruar, por siç duket thirrjet kanë hasur edhe në vesh të shurdhër,
Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në një lokal, në rrugën “Abedin Rexha’ në Klinë, ku është kanosur një zyrat i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, i cili po kryente inspektim lidhur me zbatimin e ligjit për duhanin.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se inspektori i AUV-it është përballur me një 38-vjeçar, i cili po dyshohet se ka kërcënuar, teksa ekipi i inspektorëve po kryenin detyrën e tyre.
Sinjali mëson se fillimisht inspektorët kishin kapur në flagrancë disa qytetarë, të cilët po shkelin ligjin, duke konsumuar duhan në hapësira ku është e ndaluar. Derisa të njëjtit po kryenin procedurat e nevojshme, i dyshuari e ka kanosur njërin prej tyre.
Kjo ka bërë që të njoftohet menjëherë Policia, me ç’rast i dyshuari, i cili ishte në gjendje të dehur është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si kanosje ndaj personit zyrtar.