Arsenali ka gabuar sërish në garën për titull kampioni në Premier League. “Topçinjtë” në xhiron e 32-të barazuan 3:3 në shtëpi me Southamptonin. Ishte barazimi i tretë rresht për liderin e ligës, që tash rrezikon ta humbë këtë pozitë.
Mysafirët nisën shumë mirë ndeshjen duke realizuar qysh në minutën e parë. Jonas Alcaraz realizoi pas gabimit të portierit të Arsenalit, Aaron Ramsdale. Pas vetëm 13 minutash, Theo Walcott dënoi Arsenalin për 2:0. Në minutën e 20-të, Arsenali u kundërpërgjigj me Gabriel Martinellin për rezultatin final të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, kur Arsenali mori nën kontroll ritmin e ndeshjes, gol realizoi sërish Southamptoni. Duje Caleta-Car shënoi në minutën e 66-të për 3:1.
“Topçinjtë” u përpoqën për rikthim dhe iu afruan rezultatit që kërkuan, duke barazuar në minutat 88 dhe 90 përmes Martin Odegaardit dhe Bukayo Sakas.
Deri në sekondat e fundit, ekipi i Mikel Artetas tentoi edhe në disa raste, por nuk arriti golin e fitores.
Arsenali mbetet lider. Tash ka 75 pikë me 32 ndeshje të përfunduara. Manchester City e ndjek nga afër me pesë pikë më pak, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara. Dueli “vendimtar” për këtë garë do të zhvillohet të mërkurën. City pret Arsenalin.
Në anën tjetër, Southamptoni ka 24 pikë dhe është në pozitën e fundit në tabelë.