Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person, serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti u ka ofruar 20 euro ryshfet njësitit policor.
Kjo ka ndodhur pasi që i dyshuari është ndalur nga njësiti policor, gjatë kohës kur këta të fundit kanë qenë duke ia kontrolluar dokumentet.
Siç njofton PK’ja, paratë janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
‘‘DHËNIE E RYSHFETIT – Magj. Gjilan-Prishtinë 12.04.2023-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti pasi ishte ndalur nga njësiti policor, gjatë kontrollimit të dokumente, u ka ofruar 20 € ryshfet. Paratë janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raport.