Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka fituar të enjten ndaj Letonisë me rezultatin 1:0. Ishte ndeshje gjysmëfinale e një turneu që po zhvillohet në Bullgari. Donjeta Halilaj e ka shënuar golin e vetëm në këtë ballafaqim.
Ajo shënoi në minutën e 27-të, me gjuajtje të fuqishme e të saktë nga distanca.
Kosova për trofeun “International Women’s Cup” të këtij viti, në finale do të luajë kundër Bullgarisë më 10 prill.
Bullgaria fitoi përballë Lituanisë më herët gjatë ditës, 3:0. Në po të njëjtën ditë do të luhet edhe ndeshja për vendin e tretë.