Dje, ditë e diel, kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj së bashku me bashkëpunëtorë, kanë vizituar punimet të cilat po vazhdojnë në projektin e asfaltimit të rrugëve në Ranoc-Leskoc.
“Edhe pse vikend, me ritme të shpejta po vazhdojnë̈ punimet për asfaltimin e rrugëve në Ranoc-Leskoc, projekt tre vjeçar që ka një̈ vlerë prej 450 000 euro i financuar nga buxheti komunal dhe që ka filluar në vitin 2021 e do të përmbyllet shumë shpejt.
Deri më tani janë̈ asfaltuar rreth 6 km rrugë, ndërsa këtë vit do të asfaltohen edhe 3 km të tjera, duke përmbushur kërkesat e qytetarëve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këto fshatra dhe duke rritur sigurinë̈ në komunikacion, ” – ka thënë Elezaj.