Sot bëhen 5 vite nga vdekja e ish- zëdhënësit të Komunës së Klinës dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Agron Gashi.
Me këtë rast OVL UÇK dega në Klinë, me kryetar Hajdin Balaj kanë vizituar varrin e tij ku kanë vendor edhe kurora me lule. Për ta kujtuar veprimtarinë e Gashit dhe kontributin e tij, jo vetëm në luftë, por edhe në liri.
Gashi ishte 44 vjeç, derisa vdekja e tij e papapritur kishte prekur të gjithë miqtë, familjarët dhe qytetarët e komunës së Klinës.
Ishte mesdita e së dielës, ku gjatë një loje futbolli i ndjeri ishte përballur me probleme shëndetësore. Megjithëse i është ofruar ndihma e parë në QKMF ai nuk ka mundur të jetojë.
Gashi dha një kontribut të madh në fushën e gazetarisë, por dhe në fusha të tjera, jo vetëm në Klinë, por dhe në Kosovë./Klina info/