U MBAJT SEANCA E TRETË E RREGULLT E PUNËS SË KUVENDIT KOMUNAL KLINË

Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, është mbajtur sot seanca e tretë e rregullt e punës për vitin 2023.
Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi dhe të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja, znj. Marqe Tanushi -Selmanaj, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të drejtorive, përfaqësues të OSBE-së, komandanti i Policisë, rajonit në Klinë, z. Ragip Bytyqi dhe media.

Në fillimet e punimeve të kësaj seance u mbajt një minutë heshtje në përvjetorin e martirëve të rënë në masakren makabre në fshatin Pastasel dhe në nderim të gjithë dëshmorëve të tjerë të vendit që kanë rënë në këtë datë.

Më pas, kryesuesi Gashi, hapi punimet e seancës me këtë rend dite:
1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpallje “Zonë me interes publik” pronat sipas kërkesës së DUMM, (ref. drejt. DUMM),
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të DKRS-së për ndarje të mjeteve buxhetore për mbajtjen e festivalit folklorik “I këndojmë Lirisë”(ref.drejt.DRKS),
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të kryetarit për subvencionim të qirasë së banimit për N.G(ref. kryetari i komunës),
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për zëvendësimin e anëtarit të KKSB-së,
8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve për zëvendësimin e anëtarëve të komiteteve:
• Zëvendësimi i anëtares së Komitetit për Komunitete,
• Zëvendësimi i anëtarit të Komitetit për Shërbime Publike,
9. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-rregullores komunale për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Klinës(ref.drejt.DSHPE) ,
10. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Planit komunal për menaxhimin e mbeturinave 2023-2027(ref. zyrt. Mjedisor),
11. Shqyrtimi dhe miratimi për vënie në diskutim publik Draft-strategjinë për komunikim dhe marrëdhënie me publikun 2023-2026 (ref nga ekzekutivi),
12. Shqyrtimi dhe miratimi për vënie në diskutim publik Draft-planin e veprimit për informim dhe komunikim 2023-2026 (ref.nga ekzekutivi),
13. Pyetje dhe përgjigje.

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.