Nesër 24 vite nga Masakra e Pastaselit, ku mbetën të vrarë babë e djalë nga Gremniku i Klinës

Nesër me datë 31.03.2023 në ora 11:00 do të mbahet tubimi përkujtimor në nderim të të rënëve për liri në fshatin Pastasel.

Pikërisht para 24 vitesh u masakruan 106 martirë.

Me këtë rast në orën 11:30 do të bëhet edhe zbulimi i pllakës përkujtimore.

Kujtojmë që babë e bir nga Klina, Osman e Armend Mërlaku janë vrarë në këtë masakēr.

Derisa trupi i Osmanit është gjetur, ende nuk dihet edhe për eshtrat e Armendit.

Të dy janë nga fshati Gremnik, dhe shumë herë mediat kanē shkruar e përgatitur kronika për këtë familje./Klina info/