Në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të shtohen sidomos orëve të pasdites. Do të jetë pak më freskët, ndërsa orëve të pasdites ose mbrëmjes priten rrebeshe të izoluara shiu vetëm në disa rajon të cilat herë pas here do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit të së dieles.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë dhe Mal të Zi, pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta lokale. Pasdite dhe në mbrëmje në disa vise priten rrebeshe afatshkurtra shiu./MeteoBallkan/