Kombëtarja e Zvicrës sot gjatë ditës publikoi listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit mars në fazën para-kualifikuese për Euro2024.
Trajneri me prejardhje turke, Murat Yakin foli në lidhje me futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqiri që është në dyshim për këto ndeshje shkaku i një lëndim muskolar.
“Shpresojmë që ai të jetë i gatshëm për këto ndeshje. Nëse jo, ne jemi të përgatitur”, u shpreh Yakin pas shpalljes së listës.
Kombëtarja e Zvicrës ndeshjen e parë e zhvillon në Novi Sad ndaj Bjellorusisë më 25 mars, kurse ndeshjen e dytë ndaj Izraelit më 28 mars.