U kërkua ndihmë për zhdukjen e vajzës nga Klina, Policia njofton se ajo është gjendur

GJENDET VAJZA E SHPALLUR DJE SI E ZHDUKUR!

Policia e Kosovës ka njoftuar se e kanë gjetur sot 19 vjeçaren Viktorija Gojani nga Klina, e cila u raportua dje e zhdukur.

Sipas Policisë, me ndihmёn e qytetarёve ёshtё arritur qё tё gjindet pёrsoni i shpallur i zhdukur

Pas intervistimit, e njëjta ka deklaruar se kishte shkuar të bashkëjetojë me të dashurin e saj, një vendim që ajo e kishte marrë me vetdëshirë.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё i falënderon tё gjithё qytetarët pёr ndihmën e dhёnё nё gjetjёn e personit tё zhdukur dhe i inkurajon ata pёr bashkёpunim edhe nё tё ardhmen.