Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Handikosit me rastin e 1 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocë.
Kryeministri dhe kabineti i tij priti përfaqësuesit ulur në karrocë, në shenjë solidariteti me ta.
Gjatë ditës, përfaqësuesit e Handikosit do të takohen edhe me presidenten, Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.