Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, është mbajtur sot seanca e dytë e rregullt e punës për vitin 2023.
Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi dhe të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof.Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të Drejtorive, përfaqësues të OSBE-së dhe media.
Kryesuesi Gashi, hapi punimet e seancës me këtë rend dite:
1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së ekzekutivit për vitin 2022 (ref nga ekz.),
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për bartje të mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2022 në vitin 2023 (ref.drejt fin.),
6. Shqyrtimi dhe miratimi propozim-vendimit të DUMM për destinimin e parcelës Nr.00109-0 ZK. Dollc-Klinë për ndërtimin e shtëpisë për të moshuarit (ref. DUMM),
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të DUMM për vënie në diskutim publik draft-rregulloren komunale për bonuse të zonimit për Komunën e Klinës (ref.DUMM),
8. Shqyrtimi i propozim-vendimit të zyrës për Komunitete dhe Kthim për zëvendësimin e anëtares së Komitetit për Komunitete (ref. Zyra për Komunitete dhe Kthim),
9. Pyetje dhe përgjigje.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.