Lëvizja Vetëvendosje është duke e mbajtur mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm. Prezent në këtë mbledhje është kryetari i VV-së njëherësh edhe kryeministër i vendit, Albin Kurti. Ai theksoi disa arritje të Qeverisë në gjysmën e mandatit të qeverisjes.
“Po arrijmë gjysmën e mandatit qeverisës. Gjatë këtyre 2 viteve nuk kemi asnjë skandal. Për herë të parë kemi qenë të dytët për sundimin e ligjit. Kemi krijuar Fondin për Luginën.. Kemi dhënë 78 grande për ta. Për herë të parë kemi siguruar libra në gjuhën shqipe”, tha ai.
Më tutje ai tha se nga 1 janari presim heqjen e vizave.
“Themeluam grupin punës për NATO. Aplikuam për anëtarësim ne BE. Ratifikuam marrëveshjet e procesit të Berlinit. Nga 1 janari presim heqjen e vizave”
Ndër të arriturat ai përmendi edhe shtesat dhe asistencën sociale.
‘’Gjatë qeverisjes sonë kemi ndarë shtesat për fëmijë dhe nënat lehona. Kemi dyfishuar asistencën sociale’’, tha Kurti.