Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, deklaroi se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa miratimin e tij.
Ristuccia, duke folur për median kosovare në gjuhën serbe Kossev, ka thënë se deri tani nuk ka pasur kërkesë nga FSK-ja për të shkuar në veri.
Ai po ashtu ka theksuar se forcat speciale të Policisë nuk kanë nevojë për leje për të shkuar në veri, duke kujtuar marrëveshjen në Bruksel.
“Serbia ka nënshkruar dhe ka përcaktuar qartë Policinë e Kosovës si e vetmja kompetente për detyrat e zbatimit të ligjit dhe sigurisë. Pavarësisht nga llojet e policisë, si është organizuar policia, çfarëdo qofshin ato – njësitet ROSU, njësitet speciale, ato janë përgjegjëse për luftimin e krimit, grupeve të organizuara kriminale. Nuk ka kufizime për Policinë e Kosovës kur bëhet fjalë për kryerjen e detyrave të tilla në mbarë Kosovën”, tha Ristuccia.