Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj përmes një njoftimi në FB ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rregullimin e kanalit të reshjeve atmosferike në Poterq dhe Zllakuqan/ Ky është njoftimi i plotë:
Sot, bashkë me drejtorin e Inspektoratit, Faruk Smjali, dhe atë të Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, kemi vizituar fshatin Poterq, ku po vazhdon puna për ndërtimin e kanalit të reshjeve atmosferike, një projekt i domosdoshëm që zgjidh problemin e shumëvjeçar me përmbytjet…