Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi dhe Sirinë veriperëndimore ka kaluar 29,000 ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.
Në Turqi numri u rrit në 24,617 të dielën, ndërsa më shumë se 4,500 mbetën të vdekur në Siri.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në provincën Kahramanmaras, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.
Disa vende në rajon, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndjenë lëkundjet e forta që goditën Turqinë në më pak se 10 orë.
Në këto ditë të vështira për popullin turk dhe sirian, shtete nga e gjithë bota kanë ofruar ndihmën e tyre.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se 70 shtete kanë ofruar ndihmë për shtetin e tij, pas tërmeteve shkatërruese