Kryetaret e degëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë mbajtur sot një mbledhje ku u diskutuan zgjedhjet e brendshme.
Sipas AAK’së në një njoftim në facebook Aleanca ka nis procesin e draftimit të Statutit me ndryshimet konform me reformën, përmes së cilës synohet konsolidimi i mëtejmë i partisë.
Ja postimi i plotë:
Në vazhdën e procesit të reformave partiake, sonte u mbajt mbledhja e radhës e Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Fokus i diskutimit ishin përgatitjet për zgjedhjet e brendshme si dhe ndryshimet statutare.
Aleanca ka nis procesin e draftimit të Statutit me ndryshimet konform me reformën, përmes së cilës synohet konsolidimi i mëtejmë i partisë, si një promotore e politikave të qendrës së djathtë në vend.