Një rast i rëndë ka ndodhur sit në fshatin Kervasari të Malishevës, ku një person është gjetur pa shenja jete, në mes të rrugës. Qytetari që e gjeti të shtritë u trondit dhe njoftoi menjëherë Policinë e Ambulancën, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë,
Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një 58-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në rrugën “Halil Bytyqi”.
Sinjali mëson se ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Në anën tjetër, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme që do të ndihmojnë për zbërdhjen e rrethanave në të cilat ka vdekur 58-vjeçari.
Lidhur me rastin vënë vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe rasti të hapet si “Hetim i vdekjes”.