Erërat e forta lënë pa energji elektrike disa fshatra në Klinë

Erërat e forta dhe fortuna kanë rrëzuar disa shyylla elektrike në fshatin Sferkë të Klinës.

Klina.info sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, gjegjësisht nga Lagjia e Morinëve.

Sipas banorëve shtyllat elektrike nga druri kanë qenë qysh para luftës dhe se askush nuk ka intervenuar deri tash, as KEDS as Komuna.

Ndryshe, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, nga dje.