Prishtina nuk do ta luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet ndeshjen e Kupës së Kosovës kundër Dukagjinit.
“Bardhekaltrit” do të sfidohen nga “Hithat” të shtunën në kuadër të 1/8 së finales.
Demokracia.com nga burime të saj ka mësuar se përballja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Prishtina pritet që edhe ndeshjet e para në stinorin pranveror t’i zhvillojë në Lipjan.
Raportohet se në terrenin e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është duke u punuar për të përmisuar gjendjen e fushës, pas ndeshjeve të shumta që janë zhvilluar aty vitin që e lamë pas.