Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka miratuar ankesën e Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) për masë të përkohshme për Ligjin për Zyrtarë Publikë.
Kjo pasi IAP kishte parashtruar kërkesë në Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa neneve të këtij ligji.
Gjykata Kushtetuese ka miratuar këtë kërkesë të IAP-së, masë e cila do të ketë jetëgjatësi deri në mars të vitit 2020.
“Gjykata vendosi njëzëri që në takimin e 19 nëntorit të miratojë masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 28 shkurt 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi. Të pezullojë menjëherë zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, në kohëzgjatje të njëjtë”,thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.