Ka ndërruar jetë Sabit Islami, i dyshuari për plagosjen e dy grave sot në Fushë Kosovë.
Indeksonline raportoi më herët se Islami ishte gjetur me plagë në stomak, teksa i njëjti, sipas burimeve të Indeksonline, dyshohet se kishte kryer vetëvrasje.
Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente në QKUK, Ejup Govori.
Ai tha se i dyshuari ka arritur në QKUK me shenja jete. Sipas Govorit, i njëjti ka qenë i plagosur në stomak.
Ndërkohë, dy gratë, nënë e bijë, që u plagosën sot në Fushë-Kosovë janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze.