Grupi i Kuvendarëve Komunal nga Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Klinë, të hënën në mëngjes, do të dorëzojë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, me të vetmen pikë të rendit të ditës:
– Falja e tatimit në pronë në vlerën deri në 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e komunës së Klinës për vitin 2023.
“Duke patur parasysh kornizën ligjore të ligjit aktual për tatimin në pronë dhe me qëllim të lehtësimit të barrës së qytetarëve, grupi ynë kuvendar, fton të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që ta nënshkruajnë këtë kërkesë dhe ta mbështesin këtë nismë”, shkruhet në njoftim.