Komuna e Klinës, përmes një postimi në faqen zyrtare ne FB, ka bërë një njoftim për qytetarët e Klinës.
Në këtë njoftim thuhet se me datë 21.01.2023 në orën 17:30 do të mbahet një takim në mes FSK-së dhe qytetarëve.
Ky është postimi:
Ju njoftojmë se FSK-ja ka planifikuar të mbajë takim me qytetarë për informim sa më të gjerë sa i përket mënyrës së aplikimit, rekrutimit të ushtarëve të rinj, e përveç kësaj qytetarët tanë kanë nevojë që realisht të njoftohen edhe për hapat e ndërmarrur për zhvillimin e ushtrisë dhe ngritjen e mirëqenies së ushtarëve, Forcës së Sigurisë së Kosovës në tërësi, si një organizatë e pazëvendësueshme për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.
Andaj ftoheni të merrni pjesë në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, më datën 21.01.2023, ora 17:30.
Në këtë takim, folës do të jenë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, si dhe drejtori i Departamentit për Grumbullimin dhe Analizën e Informacionit, Kolonel Enver Voca.
Ju mirëpresim!