Hazir Bresilla që u gjet dje pa shenja jete në Lumin Sitnicë, do të varroset nesër me 18 01 2023 në orën 15:00 në varrezat e fshatit Zajm të Klinës, ka njoftuar familja e të ndjerit.
Haziri, u gjet i vdekur, derisa i njëjti ishte shpallur i zhdukur para tre javësh.
Klina.info kishte raportuar për këtë rast, ndërsa ndihmë për gjetjen e tij, kishte kërkuar edhe Policia e Kosovës.
Ende nuk dihen rrethanat për zhdukjen dhe vdekjen e të riut, ndërsa njësitet hetimore po vazhdojnë të merren me rastin./klina info/