Me Ligjin e ri për pagat në sektorin publik, do të këtë lëvizje të pagave edhe të zyrtarët policor.
Ndonëse nuk është caktuar ende vlera e koeficientit, një gjë tashmë është e ditur se koeficienti për policët është si vijon: Drejtori i përgjithshëm i policisë ka koeficientin 14.5, zv.drejtori i përgjithshëm 12.8 ndërsa Drejtori i Departamentit në Polici ka 11.2. Këto tri pozita paguhen në bazë të funksionit dhe jo të gradës.
Ndërsa koloneli, që është grada më e lartë në polici do të paguhet me koeficientin 10.2, nënkoloneli 9.2, majori 8.2, kapiteni 7.4, togeri 7 dhe rreshteri 6.4.
Ndërsa policët që nuk kanë gradë do të paguhen: Polici i lartë me koeficientin 5.9, Polici 5, Polici i ri 4.5 dhe kadeti policor me koeficientin 2.
Deri më tani kanë qarkulluar vlera të ndryshme të koeficientit që pritet të caktohet por zyrtarisht ende nuk është vendosur një gjë e tillë.
Ligji i ri hyn në fuqi një muaj pas publikimit në gazetën zyrtare, që i bie se nga shkurti do të funksionalizohet.