Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar edhe dy nënoficerë pas shkollimit në Turqi.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se dy nënoficerët, Arben Kasumi dhe Besnik Ukshini kanë diplomuar me sukses të lartë në mesin e 96 kolegëve tjerë turk.
“Shtohet numri i nënoficerëve profesionist nga shkollat specialistike të vendeve partnere. Në Shkollën e lartë të Nënoficerëve në Republikën e Turqisë, dje dy nënoficerët tanë, rreshter shtabor Arben Kasumi dhe rreshter Besnik Ukshini diplomuan me sukses të lartë, në mesin e 96 kolegëve tjerë turq dhe vendeve tjera pjesëmarrëse”.
“Mirënjohje për forcat turke për mundësinë e dhënë dhe urime për nënoficerët tanë. Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.