Një mashkull është arrestuar në Istog, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar një mashkull tjetër.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Gjurakoc, Istog 06.01.2023 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ngacmuar ankuesin mashkull. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.