VV, dega në Klinë përmes një postimi në faqen zyrtare ka bërë një reagim. Ata kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me punonjësin e Komunës së Klinës, Ratko Kostic, që sipas tyre po merr pjesë në protestën në veri.
Ky është postimi i tyre:
Mbrëmë, në orët e vona e kemi kuptuar se punonjësi i komunës tonë Ratko Kostić, në orar të punës, i bashkohet bandave kriminale në protestën e organizuar në Veri të Mitrovicës.
Kjo është e papranueshme dhe shqetësuese për ne si Lëvizje VETËVENDOSJE!, në Klinë si dhe për sigurinë e qytetarëve tanë.
Ne si Qendër i drejtohemi kryetarit të komunës dhe administratës duke kërkuar përgjegjësi se:
1. Si ka mundësi që një punonjës i komunës gjatë orarit merr pjesë në protesta të cilat mbështeten nga Vuçiq, në veri të Mitrovicës ?!
2. A ka marr leje për mungesën e tij në vend të punës ?!
3. Cilat masa janë marr për largimin e tij nga vendi i punës ?!
Ne si Qendër nga Stacioni i Policisë në Klinë kërkojmë që të merret në intervistë ky person dhe me seriozitet të trajtohet kjo çështje, sepse prania e një personi të tillë, që është përkrahës i bandave kriminale dhe që po e sfidojnë shtetin tonë nuk ka vend në komunën tonë.