Serbë nga qytete të tjera të Kosovës dhe nga Beogradi shkojnë për të protestuar në Rudarë (VIDEO

Në protestën e paralajmëruar për t’u mbajtur nga ora 12:00 në Rudarë të Zveçanit kanë shkuar për të marrë pjesë edhe serbë nga qytetet tjera të Kosovës.

Pos tyre, janë vërejtur edhe organizime me autobusë me targa të Beogradit të Serbisë.

Ata janë ftuar për të marrë pjesë nga i ashtuquajturi shtabi i krizës në veri të vendit.

Përfaqësues të këtij shtabi kanë bërë të ditur se organizimi i kësaj proteste ka të bëjë me deklaratat e fundit rreth heqjes së barrikadave nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, të cilat i konsiderojnë si kërcënim, si dhe të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde./Klankosova.tv/