Festë e madhe në Argjentinë. Pas suksesit të Kombëtares në Kupën e Botës, tifozët kanë “pushtuar” rrugët, për të festuar.Meqë sot është shpallur ditë pushimi kombëtar në Argjentinë, njerëz nga të gjithë qytetet, që në mëngjes kanë udhëtuar drejt Buenos Aires për t’u bërë pjesë e festës.
Ata kanë qenë që në orët e para në sheshin e obeliskut të famshëm ku do të ndalet në fund autobusi i kampionëve të Botës, duke zënë vendet ndërsa pak nga pak është mbushur çdo rrugë që të çon në shesh. Një situatë që për çështje sigurie ka detyruar policinë t’u heqë njerëzve valët e celularëve në këtë zonë të qytetit.
Kështu, janë bllokuar rrugë, apo edhe autostrada të tëra nga njerëzit në këmbë, me policinë që konfirmon se në rrugët e Buenos Aires tashmë është kaluar shifra e 4 milionë njerëzve që kanë dalë të përshëndetin Mesi & Co, për një festë që padyshim do të jetë e paharrueshme.
More than a million fans stormed the streets of Buenos Aires after Argentina won the World Cup 🥳 pic.twitter.com/2dt1Ko3WC2
— ESPN UK (@ESPNUK) December 20, 2022
The same amount of people as the entire population of Croatia are reportedly in Buenos Aires right now 😳🇦🇷🏆
(via @facudelreal) pic.twitter.com/bEzpeObS8d
— ESPN FC (@ESPNFC) December 20, 2022