Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do të udhëtojë për në Pragë, ku pritet të dorëzojë edhe zyrtarisht në Presidencën Çeke aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Sipas agjendës, ministri për Çështjet Evropiane do ta presë Kurtin me delegacionin e tij në zyrën e Qeverisë së Republikës Çeke.
Pas takimeve do të ketë konferencë e përbashkët për media.
Kujtojmë se dje krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
Sipas tyre, kjo ishte një ditë historike për vendin.