Si pasojë e barrikadave të vendosura në veri të vendit, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur për qarkullim pikën kufitare në Jarinjë.
Pos saj, përmes një komunikate për media bëhet e ditur se është mbyllur edhe pika kufitare në Bërnjak.
“Bazuar në vlerësimet policore, po ashtu si masë paraprake e sigurisë, përderisa ka disa bllokime edhe në rrugën në drejtim të Pikës Kufitare Bërnjak, Policia e Kosovës tani ka mbyllur përkohësisht për qarkullim edhe këtë pikë kufitare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.