Dje në fshatin Llaushë, Skenderaj, është bërë hapja e një varri me ç’rast janë gjetur mbetje mortore.
Sipas Policisë së Kosovës, varrosja është bërë rreth muajve prill-maj të vitit 1999.
Ndërkaq dje, është bërë hapja eks-humim i këtij varri.
“Me datën 13.11.2019 njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë kanë zbatuar urdhëresën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ku në malet e fshatit Llaushë është bërë hapja eks-humimi i një varri ku janë gjetur mbetje mortore të trupit të njeriut të cilat janë marrë dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në raportin e PK-së.