Një person i moshës rreth 39 vjeç është gjetur pa shenja jete të mërkurën, në shtëpinë e tij në Prizren
Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Sipas tij, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë janë duke e hetuar një rast si vdekje. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë Gashi.