SHKOLLA FILLORE E MESME E ULËT, “DËSHMORËT”, NË VOLLJAKË SHËNOI DITËN E SHKOLLËS

Shkolla fillore e mesme e ulët, “Dëshmorët”, në fshatin Volljakë, sot me disa aktivitete kulturoro-edukative ka shënuar ditën e shkollës.

Në shënimin e kësaj dite të kësaj shkolle, të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Fadil Gashi, bashkëpunëtorë të komunës, përfaqësues të Policisë së Kosovës, mësues, nxënës të kësaj shkolle dhe qytetarë.

Kryetari Elezaj në fjalën e tij përshëndetëse uroi të gjithë të pranishmit për shënimin e kësaj dite të shkollës, duke iu dëshiruar suksese të vazhdueshme. Ai theksoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur kjo shkollë në edukimin e nxënësve.

“Është kënaqësi që sot të jem bashkë me ju, në shënim të ditës së shkollës, që shënon edhe kurorëzimin e të gjitha të arriturave për këtë institucion. është krijuar një traditë e mirë kjo e shënimit të ditës së shkollës, ku edhe nxënësit mund të shfaqin talentin e tyre në fusha ta ndryshme”, tha ndër të tjera Elezaj.

Ndërsa për historikun e shkollës dhe sukseset e nxënësve foli drejtori i saj, Z. Enver Berisha.
Në fund u mbajt një program i pasur kulturoro artistik nga nxënësit e shkollës.