Dhomat e Specializuara në Hagë janë në heshtje deri tani lidhur me orëheqjen e Jack Smith nga pozita e kryeprokurorit.
Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale në Hagë, Christopher Bennett ka thënë se s’kanë ndonjë koment. “Tash për tash s’kemi koment”, duke shtuar se për gjithçka duhet referuar njoftimit të Departamentit amerikan të Drejtësisë.
Smith dha dorëheqje nga pozita e kryprokurorit që e mbante nga maji i 2018-ës teksa ishte i ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë. Por, Smith menjëherë është emëruar si Këshilltar Special për të mbikëqyrur dy hetime penale në vijim.
I pari është ai për hetimin e dosjes gjyqësore në distriktin e Kolumbisë, nëse ndonjë persona pse subjekt ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në transferimin e pushtetit pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe certifikimit të tyre.
Hetimi i dytë më të cilin do të merret Smith ka të bëjë me disa dokumente të klasifikuara dhe të dhëna të tjera presidenciale si dhe pengimin e mundshëm të këtij hetimi