Pas zhvillimeve të fundit në Poloni, ku ranë raketa ruse, aleanca euroatlantike NATO ka deklaruar se janë duke u marrë me këtë çështje.
Një zyrtar i NATO-s për BBC-në ka thënë se janë duke zhvilluar bisedime me Varshavën zyrtare.
“Ne jemi duke i shqyrtuar këto raportime dhe po koordinohemi ngushtë me aleatin tonë, Poloninë”, ka thënë ky zyrtar.