Brenda 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur katër raste të dhunës në familje në katër lokacione të ndryshme në Kosovë.
Policia ka njoftuar se rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë.
Prishtinë 11.11.2022-07:35- Viktima mashkull kosovar ka raportuar se e bashkëshortja e tij e kishte sulmuar fizikisht atë, si dhe e kishte kanosur. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Prishtinë 11.11.2022-21:04 -Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar-vëllain e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ferizaj 11.11.2022-18:25-Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai e kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 10.11.2022 – 20:00- Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.