Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për asfaltimin e rrugëve në Stupë dhe Rudicë.
Ky është postimi i Elezajt:
Sot, bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Enver Berisha, kam vizituar fshatrat Stupë dhe Rudicë, ku kemi parë nga afër punimet që janë bërë për asfaltimin e rrugëve lokale, një kërkesë kjo e banorëve të kësaj ane.
Ky është një projekt i financuar nga komuna e Klinës që ka një vlerë buxhetore afër 80 mijë euro, ndërsa ne do të vazhdojmë me realizimin e projekteve të tilla për përmirësimin e infrastrukturës rrugore deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave të qytetarëve.