KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë

Planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në KEDS vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.

Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1930 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre 156 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike.

Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Keqpërdorimi i energjisë elektrke dënohet me ligjet e Kosovës. Raportojeni keqpërdorimin përmes Qendrës së Thirrjes në numrin pa pagesë: 0800 791 00. Përmes email-it, rrjeteve sociale ose në zyrat tona. Raportimi juaj do të mbetet konfidencial.

Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore.

Bëhu pjesa më e mirë e shoqërisë kosovare, raportoje të keqen.

Telefoni 0800 791 00.

Emaili: [email protected]