ASFALTOHEN RRUGËT NË BUDISALC DHE STUPË

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sot ka qëndruar në fshatrat Budisalc dhe Stupë, ku ka inspektuar punimet të cilat po realizohen për asfaltimin e rrugëve lokale në këto fshatra.

Elezaj uroi qytetarët për përfundimin e këtyre projekteve dhe theksoi se Komuna e Klinës do të vazhdojë të realizojë projekte tjera të natyrave të ndryshme me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të gjithë qytetarët.

Kryetari Elezaj gjatë inspektimit të punimeve theksoi se është shumë e rëndësishme që asfaltimi i rrugëve të bëhet me cilësinë e kërkuar në kontratë, gjë të cilën e ka kërkuar edhe nga kompania kontraktuese.