Gazeta pak më herët ka raportuar për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Dobroshevc të Drenasit, ku si pasojë e goditjes nga vetura ka humbur jetën një person.
Sinjali mëson se viktima është 56-vjeçari nga Gllanasella, Selver Lladrovci.
Lladrovci nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit, me ç’rast ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku i cili ka dalë me ekipin mjekësor në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për obduksion, teksa është identifikuar edhe i dyshuari.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Bardh i madh-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë Ahmeti.