Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktvendimin dënues ndaj Hysri Peçanit, i njohur si Burdushi.
Me këtë rast Burdushi dënohet me një vit burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale të mashtrimit.
“Nga data 20.06.2014 deri më 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër ose për ti shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe më këtë e nxit të dëmtuarin me iniciale Q.P., si mjek popullor, merren vesh në mes vete që i pandehuri me iniciale H.P. t’ia shëroj gruan e tij që vuante nga depresioni, në kompensim të një vlere prej 2 mijë e 200 euro, por që pas kalimit të një kohe gruaja nuk ishte shëruar dhe si rrjedhojë të dëmtuarin e vendos në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material ” njofton Gjykata Themelore e Prizrenit përcjellë Klan Kosova.
Gjykata i ndalon Burdushit edhe ushtrimin e profesionit në kohëzgjatje prej tre viteve.